PDK i përgjigjet thirrjes së Haxhiut, Çitaku arrin në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur ftesës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për mbledhjen e përbashkët me kryetarët e subjekteve politike, e cila pritet të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka arritur në ambientet e Kuvendit për të marrë pjesë në takimin që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për Seancën Konstituive të Legjislaturës XI.

Takimi është paraparë të nisë në orën 11:00, ndërsa në të pritet të diskutohet për hapat dhe procedurat që lidhen me konstituimin e legjislaturës së re dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.