Vjosa Osmani rikthehet edhe zyrtarisht me letra në LDK, vendimi i djeshëm i delegatëve

 Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe zyrtarisht është rikthyer në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Delegatët e LDK-së në kuvendin e mbrëmshëm kanë marrë vendim që të gjithë deputetët e zgjedhur të këtij subjekti në zgjedhjet e 7 qershorit të bëhen pjesë e këshillit të përgjithshëm të LDK-së, si organi më i lartë i partisë së Lumir Abdixhikut.

Osmani ishte kandidatja më e votuar, duke qenë bartesë e listës së LDK-së. Kështu, Osmani rikthehet edhe zyrtarisht në partinë nga e cila ishte larguar në vitin 2021.

Pikërisht, Osmani ishte e para që ia uroi Abdixhikut fitoren e mbrëmshme ku arriti t’i mbijetoi mocionit për shkarkimin e tij. Në anën tjetër, Armend Zemaj këtë vendim të delegatëve të djeshëm e quajti më shumë nevojë të kryetarit Abdixhiku.