George dhe Amal Clooney detyrohen të largohen nga shtëpia për shkak të zjarreve

Aktori i njohur hollivudian George Clooney dhe bashkëshortja e tij, avokatja për të drejtat e njeriut Amal Clooney, janë detyruar të largohen nga shtëpia e tyre në jug të Francës për shkak të zjarreve të mëdha që po përfshijnë rajonin.

Çifti, së bashku me binjakët e tyre nëntëvjeçarë, Alexander dhe Ella, evakuan shtëpinë në Brignoles, në rajonin Provence-Alpes-Côte d’Azur, pasi flakët iu afruan zonës.

Sipas revistës People, George Clooney ia konfirmoi evakuimin kryetarit të komunës së Brignoles, Didier Brémond, përmes një letre, në të cilën shprehu shqetësimin për fatin e shtëpisë së tyre.

Wildfires are affecting the southern part of Brignoles and threatening the village of Camps-la-Source, while the neighborhoods of Pelicon and Tombarel are subject to an evacuation order

 

Ai gjithashtu premtoi se do të vazhdojë ta mbështesë komunitetin lokal, pavarësisht dëmeve që mund të shkaktojnë zjarret.

Zjarret që kanë përfshirë jugun e Francës janë pjesë e valës së madhe të vatrave aktive që po prekin edhe Greqinë, Italinë dhe Spanjën.