Dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me hetimet e organeve të drejtësisë, duke thënë se mirëpret përfshirjen e Prokurorisë dhe garanton bashkëpunim institucional.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se Komuna e Prishtinës është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht dhe në mënyrë transparente me organet e drejtësisë për çdo kërkesë.

“Po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për Prokurorinë, duke shtuar se pas vendimit të saj do të ndërmerren veprimet dhe procedurat ligjore ndaj çdo personi që rezulton se ka shkelur ligjin.