Ekziston një grup ekskluziv, por njëkohësisht i dhimbshëm, i legjendave të futbollit që nuk arritën ta fitonin kurrë zyrtarisht “Topin e Artë”. Në të bëjnë pjesë emra si Franco Baresi, Paolo Maldini, Gianluigi Buffon, Andrés Iniesta dhe Zlatan Ibrahimović.
Megjithatë, ndryshe nga të tjerët, kapiteni legjendar i Milanit kishte në shtëpi një “Top të Artë” origjinal, falë një gjesti të jashtëzakonshëm nga ish-presidenti i klubit, Silvio Berlusconi.
Vetë Baresi e zbuloi këtë prapaskenë në një intervistë për “Il Giornale”, duke kujtuar vitin magjik kur Milani dominonte futbollin botëror: “Në edicionin e ‘Topit të Artë’ të vitit 1989 u rendita i dyti, pas Van Bastenit dhe përpara Rijkaardit. Podiumi ishte tërësisht i Milanit. Me atë rast, presidenti Berlusconi më dhuroi një version origjinal të ‘Topit të Artë’. Çfarë presidenti që kishim…”
Një gjest simbolik nga Berlusconi, për të nderuar një nga ikonat më të mëdha në historinë e klubit kuqezi, edhe pse çmimi prestigjioz nuk iu akordua kurrë zyrtarisht.
The post Zbulimi i Franco Baresit: Presidenti Berlusconi më dhuroi një “Top të Artë” origjinal appeared first on Telesport.








