Elijona Binakaj, një nga finalistet e edicionit të fundit të “BBVK”, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj në këtë format.
Ajo është në lidhje me Klodin dhe përveç platformave të tjera sociale, ka edhe një llogari në Snapchat.
Elijona prej disa herësh ka ftuar përmes Instastory-ve ndjekësit që ta ndjekin edhe në këtë platformë.
Ajo po vazhdon të mbajë komunikimin me publikun përmes rrjeteve sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj, shkruan “Kosovarja”.








