Në mendësinë Rugoviane nuk shpifet (VIDEO)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Kuvendin e kësaj partie ka folur ndaj kritikave dhe përplasjeve të brendshme në parti, duke kritikuar gjuhën e urrejtjes, shpifjet dhe sulmet publike.

Abdixhiku ka thënë se një qasje e tillë nuk përkon me kulturën politike të LDK-së dhe me trashëgiminë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, transmeton Klankosova.tv.

“Gjuha e urrejtjes, nxitja e shpifja publike kundër partisë sonë, kundër njerëzve tanë nga vetë njerëzit e LDK-së, as nuk ka qenë kulturë e jona politike e as e mendësisë Rugoviane. Në mendësinë Rugoviane nuk shpifet”, tha Abdixhiku.

Ai ka shtuar se për interesa personale disa persona, sipas tij, janë të gatshëm të tejkalojnë çdo kufi.

“Sa larg duhet të ketë shkuar hidhërimi e sa i madh duhet të jetë dëshpërimi që për një qëllim personal të jesh i gatshëm pa asnjë kufi, pa asnjë fakt e pa asnjë ndjenjë përgjegjësie”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndryshe, pas pak pritet të vendoset për drejtimin e ardhshëm të partisë.