Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat-Malishevë.
Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një investim prej rreth 1.85 milion eurosh.
“Ky është vetëm një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët”, ka shkruar ai në Facebook.








