Këngëtarja dhe aktorja Teuta Krasniqi ka festuar 44-vjetorin e lindjes, ndërsa ka zgjedhur që disa ditë t’i kalojë në Breznicë të Vushtrrisë, fshatin e lindjes së babait të saj.
Në fotografitë e publikuara, Teuta shfaqet pranë dy vajzave të saj, duke shijuar natyrën dhe atmosferën e qetë të fshatit.
Ajo duket e buzëqeshur dhe në humor të mirë, shkruan “Kosovarja”.
Pushimet larg angazhimeve profesionale kanë qenë një mundësi për aktoren që të kalojë më shumë kohë me familjen, duke ndarë me ndjekësit momente të thjeshta nga përditshmëria.








