“Italia dashuria e jetës sime, shpresoj që tifozët të më falin”, Mancini e nis me tone të buta rikthimin tek “Axurrët”

Në konferencën e parë për shtyp, pas rikthimit në krye të stolit të Italisë, Roberto Mancini ka kërkuar falje për largimin e tre viteve më parë dhe ka zbuluar pse erdhi ai vendim.

“Doja t’ju kurseja telashe, pasi imagjinoj se të gjithë po kërkoni të bëni të njëjtën pyetje. Ajo që ndodhi tre vjet më parë ishte mungesa e komunikimit midis Presidentit Gabriele Gravina dhe meje, sepse nëse do të kishim folur ballë për ballë, do të kishte shkuar ndryshe”, tha Mancini.

61-vjeçari e pranon se largimi nga Italia ishte një gabim dhe keqkuptim i madh për të cilin pendohet. “Është si të humbasësh dashurinë e jetës tënde. Do të përpiqem ta bëj ekipin të luajë aq mirë sa tifozët të më falin”, shtoi Mancini.

Tek tifozët italianë dhe jo vetëm, pati një lloj zhgënjimi mes tyre kur dëgjuan për rikthimin e Mancinit. Megjithatë, ai i ka idetë e qarta dhe premton që do të rikthejë futbollin që bëri ekipi i drejtuar prej tij në EURO 2021, ku fitoi edhe titullin kampion.

“Dua të nxjerr një ekip të aftë për të bërë atë që bëmë ne në vitin 2021. Skuadra është aty, talenti është aty dhe të rinjtë gjithashtu, kështu që të luash futboll të mirë dhe pozitiv është objektivi ynë”, tha Mancini.

The post “Italia dashuria e jetës sime, shpresoj që tifozët të më falin”, Mancini e nis me tone të buta rikthimin tek “Axurrët” appeared first on Telesport.