FFK organizon kursin e radhës për trajnerë për Licencën B

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e radhës për trajnerë për Licencën –B.

Kursi do të fillojë më 24 gusht 2026 dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punës praktike dhe atë të provimeve.

Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:

– Njohja bazike e futbollit

– Stërvitje për të rinj

– Stërvitje teknike & taktike

– Përgatitja fizike

– Analizë e lojës

Kursi do të vazhdojë përgjatë muajve shtator dhe tetor dhe kërkon një periudhë praktike në klub si dhe fazën e dytë mësimore!

Kriteret e pranimit në kurs janë:

– Vërtetim nga Policia rreth dosjes penale

– Certifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së

– Kopje e licencës C

Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs .

Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin UEFA B – Licencë.

Licenca B është kriter për licencat e ardhshme siç është UEFA A Licencë për trajner. Pagesa e Kursit është 700 € (Euro) për person.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, në ueb faqen e FFK-së në linkun Aplikimi për Trajner, deri më 08/08/2026:

[email protected]

Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren parasysh.