Juventusi është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për Randal Kolo Muani. Orët e fundit kanë sjellë një përshpejtim të rëndësishëm në negociatat për sulmuesin francez, me klubin bardhezi dhe PSG që janë vetëm një hap larg marrëveshjes përfundimtare.
Që të hënën në mbrëmje flitej për orë vendimtare mbi rikthimin e mundshëm të lojtarit të lindur në vitin 1998 në Torino, ndërsa Luciano Spalletti ka këmbëngulur fort që saga e javëve të fundit të mbyllet me sukses.
Juventusi dhe PSG-ja mund ta finalizojnë transferimin falë një huazimi me detyrim blerjeje prej 40 milionë eurosh, plus bonuse. Pikërisht rritja e bonuseve dhe klauzola për një rishitje të mundshme në të ardhmen kanë qenë elementët vendimtarë për të zhbllokuar negociatat.
Kolo Muani luajti me Juventusin nga janari deri në qershor 2025, duke regjistruar 22 paraqitje, 10 gola dhe 3 asistime në Serie A, Kupën e Italisë, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube. Pas një viti huazim te Tottenhami, tashmë duket se janë plotësuar të gjitha kushtet për kapitullin e dytë të aventurës së tij me Juventusin.
The post Buzëqesh Juventus, zhbllokohet marrëveshja për Kolo Muani. Akordi është një hap larg appeared first on Telesport.








