“Ekipi vjen i pari”, Amorim me mesazh të qartë për Rafa Leao nga Australia

Milan ka mbërritur në Australi aty ku do zhvillojë përgatitjet para-sezonale. Ruben Amorim ka folur për të ardhmen e Rafael Leao-s mes spekulimeve të forta që e lidhin anësorin me një transferim të mundshëm te Fenerbahce.

Amorim këmbënguli që ekipi mbetet përparësia e tij, ndërsa drejtuesit e Milanit presin një shitje të përhershme të anësorit portugez për një shifër 50-60 milionë euro.

“Leao është lojtari ynë derisa të ndryshojë diçka, ekipi vjen i pari. Situata nuk është aq shumë e komplikuar, për mua skuadra është gjëja më e rëndësishme. Do të flas me Leaon, me Gonçalo Ramos, me Alexis Saelemaekers, me të gjithë lojtarët që kthehen nga Kupa e Botës për të shpjeguar se çfarë do të bëjmë. E di që ka shumë spekulime për disa nga lojtarët tanë, por ata mbeten tanët derisa të ndryshojë diçka”, tha Amorim në një konferencë për shtyp nga Perth.

The post “Ekipi vjen i pari”, Amorim me mesazh të qartë për Rafa Leao nga Australia appeared first on Telesport.