Sulmuesi i krahut, Michael Olise do të jetë pjesë e Bayern Munchenit të paktën edhe për sezonin 2026/27, përkundër insistimit të Real Madridit për transferimin e tij këtë verë.
Te Bayerni kanë insistuar se futbollisti francez nuk do të largohet nga klubi në asnjë mënyrë, ndërsa qëndrimin e tij e ka garantuar edhe drejtori i përgjithshëm.
Christian Dreesen ka thënë se Olise mbetet te Bayerni, ndërsa ka konfirmuar se bavarezët nuk kanë marrë asnjë ofertë nga Real Madridi apo ndonjë skuadër tjetër.
Olise kohët e fundit ka qenë një prej emrave më të përfolur në treg për ta forcuar Real Madridin, por duket se edhe klubi spanjoll ka hequr dorë prej tij pasi është fokusuar te Yan Diomande i Leipzigut.
Olise 24-vjeçar në vitin 2024 iu bashkua Bayernit dhe ka kontratë deri në vitin 2029, ndërsa sezonin e fundit pati 22 gola e 31 asistime në 52 ndeshje në të gjitha garat.








