Ishte një martesë që ishte pritur prej vitesh dhe tani më në fund është zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Francës.
54-vjeçari, ish-lojtar i Bordeaux, Juventus dhe Real Madrid pason Didier Deschamps, i cili kishte mbajtur stolin e Francës që nga viti 2012.
“Është një ëndërr e bërë realitet,” tha Zidane në një konferencë për shtyp.
“Gjatë pesë viteve që bëra një pushim, mora oferta për të trajnuar një klub, por i refuzova të gjitha për ekipin kombëtar francez, sepse është e vetmja gjë që doja të bëja pas kohës sime në Real Madrid.”
Zidane ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030, me qëllimin për të fituar Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, siç bëri si lojtar (respektivisht në 2000 dhe 1998) me fanellën e “blues”.
The post Zidane trajneri i ri i Francës: Një ëndërr që bëhet realitet, e kisha pritur gjatë këtë moment appeared first on Telesport.








