Zinedine Zidane pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Francës, gjatë kësaj jave. Zidane do të jetë pasuesi i Didier Deschamps, i cili e mbylli me “Gjelat” pas 14 vitesh në krye të tyre.
Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende, Zidane po merr një mbështetje të gjerë nga ish-futbollistë të kombëtares dhe personazhe të njohura. Njëri prej tyre është Karim Benzema, i cili në një intervistë të fundit për Konbini, u shpreh shumë i lumtur që Zidane do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së tyre.
“Zidane është një legjendë, është si një vëlla i madh për mua. A jam i lumtur që ai do të drejtojë ekipin kombëtar të Francës? Nuk e di nëse është ai, por nëse është ai, jam jashtëzakonisht i lumtur”, tha Benzema.
The post Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës, Benzema nuk kursehet aspak appeared first on Telesport.








