Kombëtarja U-18 për djem renditet e treta në Europianin e vendeve të vogla zhvilluar në Shkodër

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër u zhvilluan ndeshjet e Divizionit C (turneu i vendeve të vogla) të Kampionatit Europian të Basketbollit për moshën U-18. Në këtë event, Shqipëria u klasifikua në vendin e tretë.

Në total, kombëtarja kuqezi drejtuar nga trajneri Besim Dervishaj, arriti tri fitore e dy humbje në ndeshje të luajtura. Në fazën e grupeve, Shqipëria mposhti thellë San Marinon dhe më pas Moldavinë, por u mund nga Malta.

Në gjysmëfinale, kuqezinjtë u mundën 83-51 nga Kosova, por në ndeshjen për vendet 3-4 arritën të hakmerren ndaj Maltës, duke fituar thellë 101-61. Ky turne u fitua nga Kosova, që mundi 91-49 Andorën në finale.

Rezultatet e kombëtares U-18 (djem)

Gr.B, San Marino – Shqipëri, 67-111

Gr.B, Shqipëri – Maltë, 64-85

Gr.B, Shqipëri – Moldavi, 76-54

1/2 finale, Kosovë – Shqipëri, 83-51

Vendet 3-4, Shqipëri – Maltë, 101-61

The post Kombëtarja U-18 për djem renditet e treta në Europianin e vendeve të vogla zhvilluar në Shkodër appeared first on Telesport.