“Olise nuk largohet nga Bayern Munich, ai është në qendër të projektit të klubit tonë”

Bayern Munich i mbyll sërish derën Real Madrid për Michael Olise. Drejtori sportiv i klubit bavarez, Christoph Freund përjashton një lëvizje dhe konfirmon francezin si qendrën e projektit teknik të klubit.

Humbja 2-1 kundër Wehen Wiesbaden të divizionit të tretë nuk ishte vetëm prova e parë e Bayern Munich për këtë verë. Pas takimit miqësor, drejtori sportiv foli për francezin, duke konfirmuar pozicionin e klubit bavarez.

Thashethemet për Real Madrid? Ato fjalë absolutisht nuk janë një temë që na shqetëson“, deklaroi Freund, duke i mbyllur derën një transferimi të mundshëm të Olise këtë verë në “Bernabeu”.

Drejtori bavarez më pas përsëriti faktin se lojtari është në planet e Vincent Kompany: “Mezi presim që Michael të kthehet nga pushimet. Ai do të ketë një rol të rëndësishëm te Bayern këtë sezon, ashtu si sezonin e kaluar.”

Francezi është ende me pushime pas detyrave të tij ndërkombëtare në Kupën e Botës dhe do të rikthehet në përgatitje. Bayern e konsideron atë një nga lojtarët kryesorë të ekipit dhe nuk duket i gatshëm të dëgjojë ofertat.

The post “Olise nuk largohet nga Bayern Munich, ai është në qendër të projektit të klubit tonë” appeared first on Telesport.