Të shtëna me armë në ahengje familjare në Mitrovicë e Skenderaj, Policia sekuestron armë dhe gëzhoja

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të përdorimit të armëve gjatë ahengjeve familjare në rajonin e Mitrovicës dhe Skenderajt.

Sipas raportit 24-orësh, në këto raste janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar pistoleta me gas, fishekë dhe gëzhoja. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan IndeksOnline.

Më poshtë gjeni njoftimet e plota të Policisë:

·         Fshati Frashër, Mitrovicë jugu 26.07.2026-13:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Arma Pistoletë me gas, dy fishekë dhe pesë gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  1. ·         Fshati Rekë Mitrovicë jugë 26.07.2026 – 20:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. I dyshuari ka dorëzuar armën pistoletë me gas me një fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fshati Kozhicë, Skenderaj 26.07.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. I dyshuari ka dorëzuar armën pistoletë me gas të llojit Zoraki. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fshati Kozhicë, Skenderaj 26.07.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. I dyshuari ka dorëzuar armën pistoletë me gas të llojit BLOW me 4 fishek me gazë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fshati Rekë Mitrovicë jugë, 26.07.2026 – 20:26. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 9 gëzhoja.