Real Madrid nis bisedimet me Vinicius Jr, i ofron kontratë të re me kushte të reja

Klubi i Real Madrid do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me përfaqësuesit e Vincius Junior në lidhje me të ardhmen e tij këtë javë.

Këto diskutime do të përqendrohen në gjetjen e një marrëveshjeje mbi një kontratë të re afatgjatë. Ditët e fundit, Arsenal është i interesuar për Vinicius dhe po e monitoron situatën nga afër.

“Sky Sports News” zbulon se marrëveshja e propozuar nga Real Madrid për të nënshkruar Yan Diomande nga Leipzig nuk do të ketë asnjë ndikim në situatën e Vinicius.

Edhe trajneri Jose Mourinho dëshiron ta mbajë sulmuesin Brazilian, por klubi spanjoll dëshiron që lojtari të nënshkruajë kushte të reja.

The post Real Madrid nis bisedimet me Vinicius Jr, i ofron kontratë të re me kushte të reja appeared first on Telesport.