E ardhmja e Andrea Cambiaso është te Juventus. Anësori i bardhezinjve e konfirmoi këtë pas fitores në miqësore kundër Standard Liège.
“Do të qëndroj këtu. Këtë e them me gojën plot. Çdo ditë është dikush nga ne që duhet të largohet, te Manchester City, Barcelona ose Real Madrid”, tha Cambiaso.
Më tej, mbrojtësi bardhezi shtoi: “Jemi mësuar me këto fjalë, e dimë që është pjesë e lojës“.
Cambiaso, 26 vjeç, luan prej tri sezonesh me Juventus, ku në 132 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe 8 gola. Ai është një nga shtyllat e skuadrës së trajnerit Spalletti.
The post Mbrojtësi bardhezi konfirmon: Do të qëndroj te Juventus, çdo ditë flitet për një ekip të ri appeared first on Telesport.








