Ministri francez për çështje të Europës mbërrin në Prishtinë, Kurti e delegon Zulfajn për ta pritur

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i ka uruar mirëseardhje ministrit francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Zulfaj i deleguar në këtë takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se Kosova qëndron në solidaritet me Francën, e cila po përballet me zjarret e mëdha pranë Bordosë.

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, ministër Benjamin Haddad! Është kënaqësi t’ju mirëpresim në vizitën tuaj të parë zyrtare. Kosova qëndron në solidaritet me Francën, teksa ajo po përballet me zjarret e tmerrshme pranë Bordosë”, ka shkruar Zulfaj në “X”.

Ai shtoi se Kosova dhe Franca janë aleatë dhe i uroi ministrit francez një vizitë të këndshme dhe produktive.