Dikur ishte tokë e pastër. Por, për rreth dy vite një pjesë e lagjes “Velania” në kryeqyetit është shndërruar në deponi ilegale.
E numri i tyre po rritet vazhdimisht në nivel vendi.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se gjatë vitit 2025 në Kosovë janë identifikuar 535 deponi ilegale.
Të tilla gjenden në zona të ndryshme të Kosovës.
Megjithatë, kryeqyteti e ka gjendjen më të rënduar me rreth 160 lokacione të mbushura me mbetje, ndërsa me pak rajoni i Gjilanit me rreth 40 të këtij soji.
Që numri i tyre të bie nga Ministria e Mjedisit thanë se kanë marrë masa.
Në vetëm tre vite, numri i deponive ilegale është rritur për 132 raste, për çka njohësit e ambienit thonë se është e rrezikshme.








