Yan Diomande është lojtari më i ri i real Madridit. Sipas AS, por edhe shumë medieve të tjera spanjolle, gjermane dhe jo vetëm, bëjnë me dije se Real Madrid ka gjetur gjuhën e përbashkët me Leipzig, për transferimin e Yan Diomande, për një shifër mes 115-120 milionë euro.
Nga ana tjetër, bisedimet me përfaqësuesit e Diomande rezultuan të shpejta dhe të frytshme. Lojtari nga Bregu i Fildishtë përfaqësohet nga e njëjta agjenci që merret me yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, prandaj komunikimi midis dy palëve shkoi shumë mirë dhe gjuha e përbashkët u gjet shumë shpejt.
Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid mund të bëjë njoftimin zyrtar për transferimin e Diomande brenda ditës së nesërme. Ylli i Bregut të Fildishtë është përforcimi i pestë për madrilenët këtë verë, pas Marc Cucurella, Ibrahima Konate, Bernardo Silva dhe Denzel Dumfries.
The post Diomande, ylli më i ri i Real Madridit. Zbulohen detajet e marrëveshjes dhe data e zyrtarizimit appeared first on Telesport.








