Haxhiu ia ofron Francës ndihmën e Kosovës në përballjen me zjarret

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Përmes një deklarate, Haxhiu ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin francez dhe ekipet që janë të angazhuara në përballjen me zjarret.

U.D. Presidentja Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet jë komunikatën e Presidencës.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.