Ai njoftoi se flamujt përpara Bashkisë së Kuqe, selisë së qeverisë së qytetit, do të ulen në gjysmështizë në shenjë zie.
“Ky ishte një sulm ndaj të gjithëve ne. Ishte një sulm ndaj mënyrës sonë të jetesës, bashkëjetesës dhe vlerave tona. Kjo duhet të marrë fund. Duhet të jemi shumë të qartë për këtë”, u shpreh Wegner, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Duke kujtuar se kishte marrë pjesë edhe vetë në Paradën e Krenarisë, ai tha se gjatë ditës Berlini kishte festuar lirinë, diversitetin dhe karakterin e tij të hapur.
“Ishte një ditë e mrekullueshme festimesh. Berlini ishte plot ngjyra, tregoi diversitetin e tij dhe dëshmoi se është një qytet i lirisë. Ngjyrat janë simboli ynë. Por pas orës 22:00 gjithçka u errësua – u bë shumë errët”, tha kryebashkiaku.








