Me largimin e Mohamed Salah, Liverpool e ka të nevojshme të ndërhyjë në merkato për të forcuar krahun e djathtë të sulmit. Objektivi parësor i Liverpool-it është Bradley Barcola, i cili nuk ka pranuar propozimin e PSG-së për rinovimin e kontratës aktuale dhe është i hapur për largimin këtë verë.
Në anën tjetër, PSG ka vendosur çmimin 170 milionë euro për të lënë të lirë sulmues, shifër që e zmbraps disi Liverpool-in. Në këtë situatë, të kuqtë po shqyrtojnë alternativa të tjera dhe një ndër to është anësori i Juventusit, Francisco Conceicao.
Portugezi është nën kontratë deri në vitin 2030 me bardhezinjtë, por ai mund të largohet që këtë verë për një ofertë rreth 50 milionë euro.
The post Barcola kushton 170 mln euro, Liverpool gjen zgjdhjen në Serie A për krahun e djathtë të sulmit appeared first on Telesport.








