Bradley Barcola mund të jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së kësaj vere. Sulmuesi anësor i është përgjigjur negativisht propozimit të PSG-së për të rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon në qershor të vitit 2028.
Francezi është i pakënaqur me minutat e dhëna nga Luis Enrique, ndaj është i hapur për largimin dhe kërkon një ekip ku mund të jetë protagonist.
Pavarësisht interesit të shfaqur nga Bayern Munich dhe Barcelona, Barcola preferon Liverpool-in si destinacionin e tij të ri, bën të ditur Footmercato. net. Në anën tjetër, PSG e vlerëson lojtarin 170 milionë euro dhe ai do të largohet vetëm ëpr këtë shifër.
The post Bradley Barcola zgjedh klubin e ri, PSG vendos çmimin e frikshëm për anësorin appeared first on Telesport.








