Sulmohen nënë e bijë në Ferizaj, arrestohen bashkëshorti dhe djali

Një grua dhe vajza e saj janë sulmuar dyshohet nga bashkëshorti dhe djali i saj, në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 korrik, rreth orës 20:00. Viktimat, pas marrjes së trajtimit mjekësor, janë dërguar në strehimore.

Ndërkohë, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj / 25.07.2026 – 20:00. Viktima dhe vajza e saj (f/k) dyshohet se janë sulmuar nga bashkëshorti dhe djali. Viktimat pas trajtimit mjekësor janë dërguar në strehimore, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.