Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona nën dyshimin për veprën penale ‘’Falsifikim i Dokumentave’’.
Po ashtu është bërë e ditur se njësitet policore si dëshmi kanë sekuestruar 3 pasaporta, 3 letërnjoftima dhe 5 telefona.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.








