Shpend Hasanramaj është burri që dyshohet se u privua aksidentalisht nga jeta këtë të enjte në Bjeshkët e Strellcit në Deçan.
I dyshuar për vrasjen është djali i viktimës, Erdonit Hasanramaj, i cili është arrestuar nga forcat e policies.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
“Është sekuestruar edhe një armë zjarri”, u shpreh Rugova.








