Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në rrugën ‘Beteja e Loxhës’ në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes ndërmjet dy veturave.
Të njëjtit, sipas Rugovës, janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.








