Shaban Hajdari, një zyrtar policor i Kosovës, u gjet pa shenja jete mëngjesin e kësaj të marte në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
35-vjeçari kishte shërbyer si pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se Hajdari ka humbur jetën në rrethana që përfshijnë përdorimin e një arme zjarri, pistoletë. Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nuk dihen ende rrethanat e as motivi që ka çuar deri te ky rast i rëndë.








