Opinionisti Vehbi Kajtazi ka shprehur pesimizëm për tejkalimin e bllokadës politike në Kosovë, duke vlerësuar se situata nuk do të ndryshojë as në muajt e ardhshëm.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se edhe një vit pas protestës simbolike të avokatit Arianit Koci për konstituimin e Kuvendit, vendi vazhdon të përballet me të njëjtin ngërç institucional.
Po flasim për debat të njëjtë ë sikur para një viti, sikur sot. E mbase po flasim për të njëjtën çështje sikur në pranverën e vitit të ardhshëm sepse dhe në pranverën e vitit të ardhshëm do të jemi në të njëjtën situatë”, deklaroi ai.
Kajtazi nuk sheh sinjale se gjendja do të ndryshojë, pasi, siç u shpreh, kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë “i papenguar” në veprimet e tij.
Ai kritikoi edhe partitë opozitare, duke thënë se ato nuk kanë arritur të krijojnë një kundërpeshë politike ndaj qeverisë dhe se mungon një angazhim serioz për të zhbllokuar situatën institucionale.







