Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se akoma nuk është kompensuar asnjë familje dhe asnjë fermer për dëmet e shkaktuar nga vërshimet e viteve të kaluara.
Ndërsa, sipas tij sot e njëjta qeveri del sërish me premtime se do të evidentojë dëmet e reja dhe do t’i kompensojë të dëmtuarit.
Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është hipokrizi dhe keqmenaxhim.
Postimi i tij i plotë:
Akoma nuk janë kompensuar asnjë familje, asnjë fermer dhe asnjë qytetarë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e viteve të kaluara. Sot, e njëjta qeveri del sërish me premtime se do të evidentojë dëmet e reja dhe do t’i kompensojë të dëmtuarit.
Çfarë hipokrizie! Çfarë paaftësie dhe keqmenaxhimi!
Premtimet tuaja boshe nuk kanë më asnjë peshë, sepse qytetarët gjykojnë nga veprat, jo nga propaganda







