Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Inspektorati Qendror i Punës paralajmëroi se u bën thirrje të gjithë punëdhënësve, e në veçanti ata që veprojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Punëdhënësit duhet të kryejnë kontrollin e pajisjeve dhe mjeteve të punës, ndërsa në mënyrë të veçantë, ata që operojnë në sektorin e ndërtimtarisë duhet të sigurohen për gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në vendpunishte, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë së punëmarrësve”, tha Inspektorati.
Instituti tha se gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.







