Tragjike: 3-vjeçari humb jetën pasi ra në një pellg uji

Një fëmijë trevjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në një pellg uji gjatë mbrëmjes së së shtunës në Crosby, Britani të Madhe.

Shërbimet emergjente u njoftuan për ngjarjen në një pronë në rrugën Brownmoor Lane, pasi u raportua se një djalë i vogël kishte rënë në pellg.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe të ambulancës, ndërsa fëmija është transportuar me urgjencë në spital për trajtim. Megjithatë, ai fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë dhe është shpallur i vdekur, raporton Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se vdekja e fëmijës nuk po trajtohet si e dyshimtë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.