Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka sharë rëndë komunitetin serb pas dekretit të ushtrues së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu për të liruar nga detyra prokurorët serbë që kishin dhenë dorëheqje në vitin 2022.
Teksa ka shpërndarë njoftimin nga Haxhiu, Atiq ka sharë rëndë në gjuhën serbe.
“Përndryshe: ajde u p**u mater”, ka shkruar Atiq.

Të hënën, Këshilli Prokurorial vendosi për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Ndërkaq sot, Haxhiu nënshkroi dekretet për lirimin e tyre nga detyra.
Ajo ka thënë se sot përmbyllet procesi i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i KPK-së.
“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara”, ka shkruar Haxhiu.








