Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Komoran, i ka marrë jetën një 24-vjeçareje.
Sipas informacioneve, viktima është Rea Raka, e cila nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident.
Bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa përveç viktimës, tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, raporton Klankosova.tv.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve.








