Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje për bashkëpunim e dialog të brendshëm që të ecët përpara dhe të bëhet bashkimi kombëtar.
Ai kështu është shprehur pas deklaratës së ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë, duke thënë që nuk duhet të merremi më të.
Haziri ka thënë se Serbia ka dështuar në përpjekjet e saj për spastrim etnik në Kosovë.
Në një postim Facebook, ai ka thënë se Republika e Kosovës është projekt i përhershëm.
“Mos u merrni me dëshirat e ministrave dhe kryeministrave serbë, por t’i kthehemi bashkëpunimit e dialogut të brendshëm në Kosovë, që të shkaktojmë procese e të realizojmë ëndrra për bashkimin e shqiptarëve. Republika e Kosovës është projekt i përhershëm, e cila bashkon shqiptarët dhe bëhet urë e pajtimit të popujve ballkanik”, ka shkruar Haziri ndër të tjera.








