“Rasti i parë nuk ishte faull?”, zbulohet biseda mes Bellingham dhe Messi-t (video)

Argjentina përmbysi avantazhin e Anglisë, duke fituar 1-2 në minutat shtesë dhe siguroi biletën për në finale. Gjysmëfinalja ishte shumë e rivalizuar nga të dy ekipet, ku nuk munguan edhe përplasjet e vazhdueshme nyjet e të dy skuadrave.

Një nga rastet që bëri xhiron e rrjeteve sociale ishte një debat i shkurtër mes Jude Bellingham dhe Leo Messit, gjatë të cilit ata nuk u pajtuan për një faull.

DAZN zbuloi bisedën mes tyre. “Nuk është e mundur. Nuk është e mundur. Nuk ka faull. Nuk ka faull,” këmbënguli Bellingham.

“Rasti im i parë nuk ishte faull? I imi nuk ishte?” pyeti pMessi. “Në rregull, në rregull”, u përgjigj dukshëm i bezdisur ylli argjentinas. Dyshja pati edhe momente të tjera debati mes tyre, por në fund të ndeshjes nuk mungoi përqafimi mes tyre, duke lënë pas në fushë gjithçka që ndodhi.

SHIKOVIDEON

The post “Rasti i parë nuk ishte faull?”, zbulohet biseda mes Bellingham dhe Messi-t (video) appeared first on Telesport.