Të dielën në “MetLife Stadium” do të përballet Spanja me Argjentinën, në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Me shumë mundësi kjo finale do të vendosë edhe fituesin e “Topit të Artë 2026”.
72 orë para finales së madhe, organizatorët e Topit të Artë i kujtuan me të drejtë të gjithëve, për të mos lënë vend për dyshim, se një lojtar që luan jashtë Evropës mund ta fitojë çmimin gjithashtu.
Nëse Argjentina fiton Kupën e Botës, nuk ka vend për dyshime që “Topi i Artë” do t’i takojë Leo Messit, i cili do të ishte i nënti për të.
Nëse Spanja fiton Kupën e Botës, mbetet për t’u parë se kush do të jetë fituesi i “Topit të Artë”. Sigurisht që gjasat janë ta fitojë Lamine Yamal, por sulmuesi i Barcelonës nuk ka pasur një Kupë Bote të mirë në aspektin personal, duke ditur që para se të fillonte kompeticioni ishte i dëmtuar dhe nuk ka qenë në gjendjen e tij fizike më të mirë.
The post Të dielën vendoset fituesi i Botërorit, por me shumë mundësi edhe ai i “Topit të Artë” appeared first on Telesport.








