Pas humbjes në gjysmëfinale, 2-1 ndaj Argjentinës, trajneri i kombëtares angleze, Thomas Tuchel, nuk është shumë i emocionuar që do të luajë ndeshjen për vendin e tretë kundër Francës, të shtunën në Miami.
“Askush nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje, madje as lojtarët francezë. Ashtu si ne, ata donin të luanin në finale dhe ne dhamë gjithçka për të arritur atje në finale”, deklaroi trajneri gjerman.
“Do përgatitemi për këtë ndeshje profesionalisht edhe nëse kemi një ditë pushim më pak se Franca”, deklaroi Tuchel. Përveç nderit, kjo sfidë vlen 2 milionë dollarë: 27 milionë për humbësin, 29 milionë dollarë për fituesin.
The post Tuchel: Asnjë nuk ka dëshirë të luajë ndeshjen për vendet 3-4, as Franca nuk do appeared first on Telesport.








