Folarin Balogun bëri një përfomancë të mirë personale në Kupën e Botës, duke shënuar 3 gola në 4 ndeshje me kombëtaren e SHBA-së.
Sulmuesi u bë protagonist i një çështjeje që përfshiu shumë palë. Ai u ndëshkua me karton të kuq ndaj Bosnje Hercegovinës, por në mënyrë të habitshme FIFA vendosi ta pezullopjë kartonin e tij të kuq, pas një bisede direkte mes Donald Trump dhe Gianni Infantino. Sulmuesi luajti në ndeshjen eliminatore ndaj Belgjikës, por pa arritur dot të ndihmojë kombëtaren e tij të shkonte më shumë se faza e 1/16-ve.
Amerikani është një nga emrat më të lakuar në treg. Nicolò Schira zbulon se Balogun është dëshira e madhe e Luciano Spalletti-t për sulmin e Juventusit.
Megjithatë, largimi i tij nga Monaco nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Klubi i Principatës kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë amerikanin, i cili sezonin e fundit shënoi 19 gola në 43 ndeshje. Përveç Juventusit, për Balogun ka interes edhe nga klubet e Premier League si Sunderland e Leeds, si dhe Borussia Dortmund në Bundesligë.
The post Juventus kërkon sulmuesin që futi në “sherr” FIFA-n me gjithë pjesën tjetër në Botëror appeared first on Telesport.








