Didier Deschamps nuk e fshehu zhgënjimin pas eliminimit të Francës nga Botërori, por kritikoi edhe arbitrimin: “Nuk po kërkoj justifikime, Spanja ishte superiore, ndërsa ne ishim nën nivelin tonë. Megjithatë, pyes veten nëse arbitri ishte në lartësinë e duhur për ta gjykuar këtë ndeshje. Nuk e them sepse humbëm, por pati disa situata që duhen diskutuar”.
Trajneri i Francës pranoi se skuadra e tij nuk arriti ta shfaqte nivelin e pritur në gjysmëfinalen e humbur 2-0: “Nuk ishte ajo që prisnim, ka shumë zhgënjim. Lojtarët janë të shkatërruar. Sot ishim nën nivel në aspektin teknik përballë një skuadre që e kontrolloi lojën”.
The post Deschamps: Spanja ishte superiore, por pyes veten nëse arbitri ishte në lartësinë e ndeshjes appeared first on Telesport.








