Pjesa e parë në Arlington, në Texas mes Francës dhe Spanjës, është mbyllur 0-1 për “La Roja-n”. Spanja e nisi më mirë takimin, duke qenë më aktive që në minutat e para. Në minutën e 8-të, Adrien Rabiot pengoi në kufijtë e zonës së rreptësisë Dani Olmon dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Spanja kishte një mundësi të mirë shënimi nga goditja e dënimit, por goditja e Alex Baena ishte shumë e dobët.
Sfida u zhbllokua në minutën e 22-të, falë penalltisë së shëndërruar në gol nga Mikel Oyarzabal në minutën e 22-të.
Ishte një gabim trashanik i Lucas Digne, ku pas një topi të gjatë të Marc Cucurella, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamine Yamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Godet Oyarzabal, Mike Maignan kupton krahun por nuk e shmang dot përfundimin e topit në rrjetë.
Në minutën e 29-të, përkeqësohen akoma edhe më shumë gjërat për Francën. Lideri i mbrojtjes, William Saliba, lë fushën e lojës i dmëtuar. Në vend të tij futet Maxence Lacroix.
Në minutën e 38-të, Spanja i afrohet golit të dytë, pas një gafe që nisi nga këmbët e Maignan, por në fund Fabian Ruizi nuk arriti për pak të gjente golin, pasi topi u devijua në fraksionin e fundit nga Dayot Upamecano. Pjesa e parë e gjysmëfinales mbyllet 0-1 për Spanjën. Një Francë disi e përgjumur në këto 45 minuta të para. Dy yjet kryesorë të “Gjelave”, Kylian Mbappe dhe Michael Olise, totalisht në hije.
The post Mbappe & Olise të përgjumur, Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë falë gafës së Digne (video) appeared first on Telesport.








