Mes habisë dhe të qeshurave, kombëtarja e Norvegjisë u prit në Oslo pas eliminimit nga Kupa e Botës, ndërsa Erling Haaland tërhoqi vëmendjen me suvenirin e pazakontë që solli me vete.

Siç kishte publikuar edhe në profilin e tij në Snapchat, sulmuesi kishte bërë pazar gjatë qëndrimit në Dallas, ku bleu një “Whiskey Raccoon”, rakun i balsamosur (lotor Prycon), gjitar i madhësisë mesatare që banon në Amerikën e Veriut, i cili mbante në putra një shishe uiski. Çmimi? Plot 750 dollarë.

Pamjet e Haaland duke mbajtur në duar rakunin e balsamosur u transmetuan drejtpërdrejt nga televizioni norvegjez dhe u bënë menjëherë “virale” në rrjetet sociale, teksa përdoruesit nisën të kërkonin informacione për këtë objekt të çuditshëm.

Më pas, skuadra e drejtuar nga Solbakken u zhvendos në Pallatin Mbretëror në Oslo, ku u prit nga Princi Haakon, i cili udhëhoqi edhe ceremoninë tradicionale “Viking Row” përpara më shumë se 90 mijë tifozëve, të entuziazmuar nga paraqitja e kombëtares.

Ndërkohë, për Haaland nuk pati shumë pushim. Gjatë natës ai udhëtoi drejt Siçilisë, duke zbritur në aeroportin e Katanias. Në ditët në vijim do të marrë pjesë në një paradë, përpara se të shijojë disa ditë relaksi në bordin e jahtit luksoz.


The post Haaland pritet si hero në Norvegji, mbërrin me… rakunin e balsamosur në duar appeared first on Telesport.








