Norvegjia festoi pas eliminimit nga Botërori, Haaland dhe shokët e skuadrës në klub nate në Miami (video)

Pak orë pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në çerekfinalen e Botërorit, Norvegjia vendosi të festojë rrugëtimin historik në SHBA. Erling Haaland, Alexander Sørloth, Antonio Nusa, Oscar Bobb, Andreas Schjelderup, Julian Ryerson dhe lojtarë të tjerë shkuan në klubin e njohur “E11EVEN” në qendër të Miamit, ku morën pjesë në koncertin e Flo Ridës.

Futbollistët mbërritën rreth orës 01:30 dhe u vendosën në zonën VIP. Rreth orës 03:30, Flo Rida i përshëndeti nga skena dhe kërkoi një duartrokitje për kombëtaren norvegjeze. Haaland u pa duke kërcyer, duke buzëqeshur dhe bërë foto me tifozët, por pa tërhequr shumë vëmendje.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale ndanë opinionin publik. Një pjesë e konsideroi festën si një mënyrë për të “shenjtëruar” arritjen historike në çerekfinalen e parë të një Botërori për Norvegjinë, ndërsa të tjerë e cilësuan të papërshtatshme festimin vetëm pak orë pas eliminimit mes polemikave ndaj Anglisë. Në mediat norvegjeze, megjithatë, ngjarja nuk shkaktoi polemika të mëdha.

The post Norvegjia festoi pas eliminimit nga Botërori, Haaland dhe shokët e skuadrës në klub nate në Miami (video) appeared first on Telesport.