Një rast i posedimit të kundërligjshëm të një mjeti të ndaluar është evidentuar në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:35, kur një shtetase kosovare, derisa po kalonte kufirin nga Shqipëria në drejtim të Kosovës me automjetin e saj, është ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit, tek e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar një sprej i llojit SDS 80.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.








