KPK dorëzon në Presidencë emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror

Këshilli Prokurorial i Kosovës njoftoi se e ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Pas takimit të mbajtur sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar edhe zyrtarisht në Presidencën e Republikës së Kosovës nominimin për z. Zejnullah Gashi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”

“Nominimi i është përcjellë Shkëlqesisë së Saj, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes që nga hapja e procedurës e deri te vendimmarrja përfundimtare e KPK-së”

“Me dorëzimin e nominimit dhe dokumentacionit përkatës, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”